Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
E mitura raporton se tentuan ta rrëmbenin tre persona
Një e mitur ka raportuar në polici se disa persona kanë tentuar që ta rrëmbenin.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë.
Viktima kishte njoftuar në polici se rasti kishte ndodhur deri sa e njëjta ishte duke u kthyer në shtëpi, tre persona të panjohur kishin tentuar që ta fusnin brenda një veture.
E njëjta kishte arritur që të largohej nga vetura dhe më pas kishte raportuar rastin te organet e rendit.
Të miturës sipas policisë i është ofruar edhe tretman mjekësor për shkak të shqetësimeve që kishte marrë.
Policia sipas raportit 24 orës ditor ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Tutje sipas deklaratave zyrtare, rasti është ende duke u hetuar ndërsa është cilësuar si rrëmbim.