Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E mitura raporton se është sulmuar seksualisht, policia po heton rastin

Ishte raportuar si e zhdukur dy ditë më parë, por e mitura ka deklaruar se ishet sulmuar seksualisht nga dy meshkuj të mitur.

Sipas Policisë e mitura është paraqitur në stacion policor së bashku me familjarët e saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur).

Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.