E mitura raporton në polici se u keqtrajtua nga burri që po bashkëjetonte

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 15 korrik një e mitur ishte raportuar si e zhdukur.

Dje, 6 gusht, forcat e rendit bëjnë të ditur se ajo në polici ka raportuar se ka qenë duke bashkëjetuar me një person rreth 34 vjeç.

Rasti ka ndodhur në Gjilan.

Sipas saj, në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.