Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E mitura nga Vitia raportohet e zhdukur nga babai i saj

Një burrë në Viti ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është zhdukur.

Ankuesi e ka raportuar raston mbrëmë rreth orës 19:00 dhe sipas tij e mitura ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar, njofton PK.