QKUK Emergjenca

E mitura nga Shqipëria shkon në QKUK për të lindur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për një vajzë të mitur e komunitetit ashkali, shtetase e Shqipërisë, se ishte shtrirë në QKUK, në repartin gjinekologjik për të lindur fëmijë.

Sipas njoftimit, e mitura ishte duke bashkëjetuar në Ferizaj që dy jet me një mashkull po ashtu të komunitetit ashkali dhe shtetas të Shqipërisë.

Këtë rast Policia e Kosovës e ka iniciuar si bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç.

Viktima për momentin është në gjendje stabile dhe nuk është raportuar për të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur të hënen rreth orës 16:20 në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj.