Objekti i Klinikës së Gjinekologjisë. Foto: KALLXO.com

E mitura nga Shqipëria lind fëmijë në QKUK, dyshohet për lidhje jashtëmartesore me një mitrovicas

Një e mitur, shtetase e Shqipërisë, ka lindur para dy ditëve një fëmijë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë njoftuar se në repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë një mitur ka lindur një fëmijë.

Sipas hetimeve, dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtëmartesore me një person, dhe të njëjtit qe tri vite jetojnë në Mitrovicë.

I dyshuari është në kërkim nga ana e policisë.