E mitura lind foshnje në spitalin e Gjakovës

Një vajzë e mitur nga Rahoveci e ka lindur një foshnje.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Nga Spitali i Gjakovës është informuar se viktima (e mitur), ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja në raportin 24 orësh.