Historiku i festës së Krishtlindjes

Origjina e Krishtlindjes ka dallime dhe debate të mëdha pasi data e saktë e lindjes dhe historisë së Jezusit është shumë e diskutuar.

Krishtlindja është një festë tradicionale në kalendarin e krishterë.

Festa e Krishtlindjeve zhvillohet më 25 dhjetor për të festuar lindjen e Jezu Krishtit.

Krishtlindja festohet gjithashtu edhe si një festë laike në të gjithë botën. Ekzistojnë teori të ndryshme për origjinën e Krishtlindjes që japin një pasqyrë të qartë të festimit të saj.

Data 25 dhjetor festohet në të  gjitha kishat e krishtera përfshirë Ritin Lindor, Roman dhe Protestant. Meqenëse shumica e kishave ortodokse lindore nuk e kanë pranuar kalendarin Gregorian sipas të cilit Jezu Krishti ka lindur në mesnatën e datës 24 dhe 25 dhjetor, sipas Kalendarit të rishikuar Julian 25 dhjetori do të bjerë në datën civile të 7 janarit nga viti 1900 deri në vitin 2099.

Krishtlindja vjen nga ‘Christes Maesse’ që do të thotë Masë e Krishtit dhe shënon datën e lindjes se tij sipas kalendarit Gregorian, ku si referencë ka shekullin e katërt prej kur festimi i lindjes së Krishtit u miratua gradualisht nga shumica e kishave të lindjes.

Në Jerusalem ky kundërshtim zgjati për shumë kohë pasi sipas tyre data e lindjes së Krishtit nuk dihet saktë. Thuhet se datat 17-24 dhjetor ishte periudha e Saturnalisë, një festival pagan i njohur në Romë, kurse data 25 dhjetor ishte datëlindja e Mitras, zoti Iranian i dritës. Kjo ditë ishte marrë nga kisha e krishterë për të lidhur  efektet e datave të këtyre festivaleve.

Megjithëse origjina e vërtetë e Krishtlindjes është e mbushur me polemika dhe kompromis, sot Krishtlindja është një nga festat më të njohura që mbush gëzimin, lumturinë dhe dashurinë në jetën e njerëzve. Kjo festë ka zhytur zakone dhe tradita të ndryshme të botës dhe 25 dhjetori shënon ditën më të rëndësishme për të krishterët, pavarësisht nga rrënjët e saj.

Kjo ditë pasqyron fuqinë, lavdinë dhe shpëtimin e Jezu Krishtit  si dhe mesazhin e tij të shpresës për botën.

Për rreth dy mileniume, njerëzit nëpër botë e kanë festuar këtë ditë më praktika dhe tradita që janë për nga natyra edhe religjioze edhe sekulare. Këtë festë e përshkojnë edhe simbolika të famshme që përfshijnë shkëmbim të dhuratave, dekorimi i pemës së Krishtlindjes, ceremonia në Kishë, shpërndarja e ushqimeve me familje dhe shoqëri. 25 dhjetori u pranua si festë zyrtare në SHBA që nga  viti 1870.

Sot kjo festë ka marr ngjyrime dhe elemente të shumta të modernizmit dhe festohet edhe me shumë simbolika të tjera, por  mesazhi që përçon nuk i është nënshtruar këtyre ndryshimeve të modernitetit.