Ylli i popit, Doja Cat

E mbuluar me 30 mijë kristale, reperja Doja Cat tërheq vëmendjen në Paris (VIDEO)

Gjersa shfaqja e Schiaparelli hapi javën e modës së lartë në Paris ishte ylli i popit, Doja Cat, ajo që tërhoqi vëmendjen duke qenë e mbuluar plotësisht në bojë trupi të kuqe dhe e mbuluar nga 30 mijë kristale, raporton BBC.

Ekipit të saj iu deshën pesë orë për të kompletuar këtë pamje të guximshme, të titulluar “Doja’s Inferno”.

Ajo u krijua nga drejtori krijues i Schiaparelli, Daniel Roseberry dhe nga grimerja britanike Dame Pat McGrath.

Ajo tha se Doja Cat kishte “durim sublim” gjersa e përshkroi produktin përfundimtar si “një kryevepër magjike, magjepsëse dhe të shkëlqyeshme”.

Kristalet Swarovski ishin të vëna me dorë. Ashtu si edhe i tërë trupi që ishte i lyer me ngjyrë të kuqe, njëkohësisht këngëtarja mbante veshur një fund tulipani me shumë rruaza, të cilin e kishte përshtatur me një palë çizme të kuqe, të gjata deri te gjuri.

Dame Pat postoi një video prapa-skenave ku tregohej ekipi i saj teksa pikturonin lëkurën e yllit dhe vendosnin mijëra kristale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @patmcgrathreal

Ajo tha për Vogue se rezultati ishte “skulpturë sublime; një festë e vërtetë për sytë”.

Nuk është hera e parë që Doja Cat, emri i vërtetë i së cilës është Amalaratna Zandile Dlamini, mbulohet me bojë trupi në emër të modës.

Në tetor, reperja u mbulua tërësisht me ngjyrë floriri për shfaqjen pranverore të A.W.A.K.E Mode në Paris dhe ajo ka eksperimentuar me grimin e syve zig-zag në Vivienne Westwood.

Doja Cat njihet për hite si “Say So”, “Streets” dhe “Kiss Me More”.