E mbijetuar e masakrës, Saranda Bogujevci rrëfen luftën e saj për drejtësi

Javë më parë në opinion u hap tema e amnistimit të krimeve të luftës në Kosovë.

Saranda Bugojevci, e mbijetuar e masakrës së Podujevës, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar për hapat e ndërmarrë dhe për luftën e saj për drejtësi.

Ajo ka treguar si ka arritur ta bindë shtetin kanadez ta ekstradojë kriminelin serb të luftës që ishte duke u strehuar në Kanadë, i cili pastaj është dënuar për këto krime pas dëshmisë së saj në Gjykatën e Serbisë.

“Në Kanadë kemi shku në të njëjtin vit për shkak që njëri prej të akuzuarve që është dashtë me qenë në Beograd më 2003, Dejan Demiroviq dhe Sasha Cvjetan, kanë qenë në Kanada që ka ikur. E kemi marrë vesh përmes hulumtimit që e kanë bërë gazetarët së bashku me CBC, ka edhe akterë të tjerë që kanë qenë të përfshirë dhe kemi kuptu që ai është në Kanada sepse e ka pasë familjen atje”, tha Bogujevci.

Ajo shtoi se këta dy persona kanë dhënë deklaratë në Interpol, njëri që ka marrë pjesë dhe tjetri që ka qenë i pranishëm por s’ka marrë pjesë në ekzekutim.

“Ai ka hyrë në formë ilegale përmes ShBA-së. Me gazetarët hulumtues kemi shkuar bashkë dhe gjithçka ishte organizuar prej tyre përmes shoqatave të shqiptarëve dhe familjarëve që kemi pas atje. Janë organizuar protesta ditën që ai e ka pasur dëgjimin për azil në njerën prej gjykatave në Toronto”, ka treguar Saranda Bogujevci.

“Ministrit të Punëve të Jashtme të Torontos i kam thënë që a je në dijeni që  e ke një kriminel të luftës që ma ka vra familjen dhe jeton në Kanada”, ka shtuar ajo.

.