Ilustrim

E mashtroi duke i marrë 3 mije euro në këmbim të dokumentit, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar në rrugën “Ismail Qemali” në Komunën e Gjakovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar në dhjetor të vitit të kaluar pasi viktima kishte raportuar se ishte mashtruar nga i dyshuari.

Ky i fundit sipas policisë po dyshohet se i ka marrë viktimës 3 mijë euro në këmbim të një dokumenti.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori kujdestar në Gjakovë.

I dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.