E larguan nga vetura, e rrëmbejnë dhe e rrahin në oborrin e shtëpisë së tij
01.9.2024 - 10:30
Janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit, viktimën e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi.
Pastaj, njofton Policia, viktimën e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht.
“Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”- njofton Policia më 01.09.2024