Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

E lajmëron në polici për kanosje, ish të dashurin e motrës

Policia e Kosovës ka raportuar për një kanosje të vazhdueshme në Rahovec.

Sipas policisë një person është ankuar se është duke u kanosur nga një person me të cilin ishte në lidhje motra tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij” – thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.