Hashim Thaçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E konfirmon Presidenca, Thaçi rrugës për në Uashington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për në Uashington.

Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur. Megjithatë Zyra për Informim e Presidencës e ka konfirmuar se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Thaçi shkon në Uashington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Rtk