E kishte të ndaluar drejtimin e veturës, ferizajasi kapet duke vozitur

Policia e Kosovës dje ka zënë në flagrancë një shofer në Ferizaj i cili po drejtonte automjetin, ndonëse kishte pasur ndalesë ta bënte një gjë të tillë.

Shoferi e ka pasur të ndaluar të drejtonte veturën nga 23 nëntori 2021 deri më 22 shkurt 2022.

Sipas Policisë, 27 vjeçarit A.R  që po drejtonte mjetin në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj i është ndaluar drejtimi i automjetit edhe për tre muaj të tjerë.

Të njëjtit i është shqiptuar edhe një gjobë prej 300 eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, përkatësisht rreth orës 00:55.