Ilustrim

E kishte marrë me qira, përfshihet nga zjarri banesa e 43-vjeçarit nga Kosova te “Shkëmbi i Kavajës”

Një banesë është përfshirë nga flakët te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës.

Policia njofton se banesa ishte marrë me qira nga një shtetas nga Kosova, 43 vjeç, i cili si pasojë e flakëve është lënduar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit./ABCnews