E kidnapojnë, e rrahin për t'i marrë një zinxhir ari

Një person nga Fushë Kosova ka raportuar dje në Polici se dy të dyshuar ia kanë grabitur atij një zinxhir ari.

Ai gjatë raportimi ka thënë se dy personat e dyshuar me armë, e kanë futur me dhunë në veturë dhe e kanë dërguar në një fshat në afërsi të Prishtinës, ku e kanë rrahur dhe ia kanë grabitur zinxhirin.

Policia ka bërë të ditur se viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Tutje është theksuar se lidhur me ngjarjen është informuar edhe prokurori.