Foto: Ilustrim

E kërcënon mjeshtrin e veturës ngase u nda i pakënaqur me punën e tij

Një mjeshtër veturash po pretendon se është kanosur një klient i tij.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë mbrëmë rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, ankuesi ka thënë se është kanosur nga i dyshuari pasi që të njëjtit ia kishte rregulluar një veturë me tabela vendore dhe i dyshuari ishte ndarë i pakënaqur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.