Ilustrim

E kanosi për shkak të borxhit, arrestohet një qytetar në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimet se për shkak të një borxhi ka kanosur një burrë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në rrugën Albert Anjshtajn, Mitrovicë.

Sipas raportit policor me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.