(Arkiv)

E kanosi inkasantin e KEDS-it, pasi ja shkyçi rrymën

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Istog ka kanosur inkasantin e KEDS-it, pasi ky i fundit kishte qenë në kryerje të detyrës zyrtare, shkyçjen e rrymës për mos pagesë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Sipas Policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.