E infektuara me COVID-19 nga Rahoveci ik nga spitali i Gjakovës

Një paciente me coronavirus, e shtrirë në spitalin e Gjakovës, ka ikur nga ky spital.

Policia raporton se dje gjatë orëve të paradites, një grua e infektuar me COVID-19, është larguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës duke shkuar në shtëpinë e saj në një fshat të Rahovecit.

Sipas Policisë ekipi mjekësor ka arritur ta rikthejë në spital të dyshuarën.