Cocaine Hydrochloride Powdered

E hodhën kokainën pasi panë Policinë, arrestohen 4 të dyshuar

Katër të dyshuar, njëri nga ta i mitur janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës pasi të njëjtët pasi që kur kanë vërejtur njësitin policor, njëri nga të dyshuarit ka hedhur jashtë veturës një sasi substance narkotike.

Sipas Policisë, substanca e dyshuar narkotike e llojit kokainë ishte prej 1.17 gram.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në Rahovec.