Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E hëna ditë pune, thotë kryeministri Hoti

Përderisa disa shkolla në Kosovë individualisht e kanë shpallur të hënën ditë pushimi për shkak të 28 Nëntorit, kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se e hëna do të jetë ditë pune.

Kryeministri ka njoftuar se do të solidarizohen me stafin shëndetësorë dhe stafin mbështetës shëndetësor.

“Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, ka shkruar Hoti

Tutje ai ka njoftuar se të gjitha aktivitetet për 28 nëntor do të mbahen nesër duke respektuar masat anti-Covid.

Sot në nivel vendi janë regjistruar 764 raste të reja me SARS-CoV-2, ndërsa brenda 24 orëve nëntë persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.