E goditën me shkop bejsbolli dhe thikë, përfundon në spital

Një person është raportuar se ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, për shkak të lëndimeve që i kishin shkaktuar dy të dyshuar, duke e goditur me shkop bejsbolli dhe me thikë.

Në raportin policor thuhet se sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.