E gjen vëllanë pa shenja jetë në bodrumin e shtëpisë

Një burrë ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllanë e tij në bodrumin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Klinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.