
Herbert Kickl, lider i partisë së djathtë ekstreme të Austrisë, Partia e Lirisë., Foto: Facebooku i Herbert Kicklit
E djathta ekstreme dështon ta formojë Qeverinë në Austri
Kanë dështuar bisedimet e udhëhequra nga e djathta ekstreme, Partia e Lirisë (FPO) për formimin e koalicionit qeveritar në Austri, pasi negociatat me Partinë Popullore Popullore (OVP) konservatore tashmë po përballeshin me ngecje, me secilën palë që ka drejtuar gishtin në drejtim të tjetrës – raporton të mërkurën, më 12.02.2025, Agjencia e lajmeve Reuters.
FPO-ja, euroskpetike dhe proruse, po mundohej të merrte timonin e Qeverisë për herë të parë prej themelimit të saj në vitet ’50, në kryesimin e një lideri që ishte nazist i njohur.
FPO-ja doli e para në Zgjedhjet parlamentare të shtatorit, me rreth 29% të votave, por që vetëm muajin e kaluar u mandatua për formimin e Qeverisë pas dështimit të përpjekjes së krahut centrist muajin e kaluar. OVP-ja ishte koalicioni i vetëm i mundshëm.
“Tani, lideri i FPO-së, Herbert Kickl, informoi presidentin Alexander Va nder Bellen se kanë dështuar bisedimet për koalicionin me OVP-në.” – thuhet në deklaratën e shkruar të FPO-së, pak çaste pasi Kickl e takoi Van der Bellenin në Zyrën Presidenciale.
Topi tani është hedhur në fushën e Presidentit. Me gjasë ose do të ketë përpjekje të re për formim të Qeverisë nga centristët, ose republika alpine do të shkojë në Zgjedhje të parakohshme me sondazhet që sugjerojnë se mbështetja për FPO-në do të rritet kundrejt partive të tjera.
FPO-ja kishte planifikuar më parë të arrinte ujdi të shpejtë, meqë ka dallime të shumta me OVP-në në shumë fusha, sidomos në qëndrimin e ashpër kundrejt emigrantëve. Por, fryma e bashkëpunimit eventual ndryshoi, pasi FPO-ja po shtronte të tjera kërkesa që ishin të zorshme për t’u përmbushur ose të papranueshme për OVP-në.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com