Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
E denoncoi gruaja, arratiset i dyshuari për dhunë në familje në Prishtinë
07.11.2024 - 10:57
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar më 05 dhe 06.11.2024 në Prishtinë.
Në të dyja rastet gratë kanë denoncuar bashkëshortët e tyre.
Sipas raportit policor, në rastin e parë, palët janë intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në rastin e dytë i dyshuari gjendet në arrati, pasi bashkëshortja e tij ka informuar se është kërcënuar nga ai.