Foto: Kallxo.com

E dënoi Sokol Bashotën duke ndjerë keqardhje, ndëshkohet gjykatësi pasi raportoi KALLXO.com

 

Gjykatësi i krimeve të rënda në Pejë, Sylë Lokaj është ndëshkuar me masë disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës pasi kishte shprehur keqardhje në momentin kur e kishte dënuar ish kryetarin e Klinës, Sokol Bashotën.

Masa disiplinore ndaj tij u shqiptua pasi zyra ligjore e KALLXO.com, kishte iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjykatësit Lokaj.

Pas analizimit të provave Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka konstatuar se gjykatësi Sylë Lokaj ka kryer sjellje të pahijshme në momentin kur ka shprehur keqardhje për dënimin e Sokol Bashotës.

“Pas vlerësimit të provave një nga një dhe të gjitha së bashku KGJK-ja vlerësoi se gjyqtari si subjekt i hetimit në këtë rast kryer sjellje të pahijshme dhe se janë përmbushur elementet thelbësore të shkeljes disiplinore të parapara në nenin 5 paragrafi 2 nën paragrafi 2.10 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtareve dhe Prokuroreve. KGJK me kujdes ka analizuar sanksionet disiplinore që i përgjigjen shkallës së përgjegjësisë disiplinore së tij dhe i ka shqiptuar sanksionin disiplinor në përputhje me ligjin”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së dhënë për KALLXO.com

Sylë Lokaj ka qenë gjyqtar i rastit të Sokol Bashotës dhe Enver Berishës të cilët akuzoheshin për deklarim të rremë të pasurisë.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tyre, me datë 29 maj 2019, gjykatësi Sylë Lokaj i kishte shpallur fajtor dy të akuzuarit dhe i kishte dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht.

Shpallja e këtij aktgjykimi kishte bëre bujë në të gjithë Kosovën, jo për faktin se po dënohej një person i profilit të lartë, mirëpo për faktin se gjykatësi Lokaj, gjatë leximit të vendimit kishte shprehur keqardhje për dënimin.

Momentin e shpalljes së dënimit ndaj Sokol Bashotës dhe shprehjen e keqardhjes nga ana e gjykatësit mund ta ndiqni në këtë video.

Kjo është masa e tretë disiplinore ndaj një zyrtari pas raportimeve të KALLXO.com, vetëm brenda këtij viti.

Një javë me parë me masë disiplinore është ndëshkuar edhe një zyrtar i ATK-së, i cili kishte telefonuar inspektoren pas kontrollit të kryer tek familjari i tij.

Pas pranimit të shkresës nga KALLXO.com dhe trajtimit të rastit, Administrata Tatimore e Kosovës  i ka shqiptuar masë disiplinore zyrtarit të saj.

Muaj më parë me masë disiplinore ishte ndëshkuar edhe inspektori tatimor i cili e kishte parkuar veturën zyrtare në hapësirat gjelbëruese të Universitetit të Prishtinës  në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Pas raportimit të KALLXO.com, dënohet inspektori tatimor

Kjo është masa e katërt disiplinore ndaj një zyrtari pas raportimeve të KALLXO.com, brenda pak javësh.

Një javë me parë me masë disiplinore është ndëshkuar edhe një zyrtar i ATK-së, i cili kishte telefonuar inspektoren pas kontrollit të kryer tek familjari i tij.

Pas pranimit të shkresës nga KALLXO.com dhe trajtimit të rastit, Administrata Tatimore e Kosovës  i ka shqiptuar masë disiplinore zyrtarit të saj.

Muaj më parë me masë disiplinore ishte ndëshkuar edhe inspektori tatimor i cili e kishte parkuar veturën zyrtare në hapësirat gjelbëruese të Universitetit të Prishtinës  në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Pas raportimit të KALLXO.com, dënohet inspektori tatimor

 

Gjatë javës që e lam pas, KALLXO.com ka raportuar se ka zbuluar një komunikim ku tregohej se si shoferi i zëvendësministrit të MAPL-së, Bashkim Krasniqi, i kishte lejuar një miku të tij të voziste veturën zyrtare për në Shqipëri pa asnjë autorizim.

Pas raportimit të KALLXO.com, shoferi i zëvendësministrit është shkarkuar nga pozita e shoferit të zëvendësministrit.

Ministria e Administratës dhe Pushteti Lokal përmes një njoftimi ka bërë të ditur se shoferi është shkarkuar gjatë ditës së sotme ne vendim të ministres së MAPL-së Adrijana Hoziq.

“Nuhi Bajrami shkarkohet nga pozita e vozitësit të zëvendësministrit të MAPL-së”, thuhet në vendimin e ministries.

MAPL ka bërë të ditur se vendimi për shkarkimin e Nuhi Bahrami nga pozita e shoferit të zëvendësministrit është marrë pas lajmit të publikuar në KALLXO.com.KALLXO.com ka gjetur se shoferi i zëvendësministrit në detyrë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqit, ka marrë veturën zyrtare dhe 4 persona tjerë civil dhe ka udhëtuar në Shqipëri ditën e shtunë të 30 nëntorit, 4 ditë pas tërmetit të madh që kishte prekur Shqipërinë. Nuhi Bajrami, shofer i zëvendësministrit, pa leje paraprake nga Ministria dhe pa asnjë autorizim ka marrë veturën zyrtare, i ka marrë edhe 4 qytetarë tjerë civil dhe ka udhëtuar për në Shqipëri.

Policia e kapë shokun e shoferit të Ministrisë duke vozitur 3Z

.