E ardhmja e "Trepçës” - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po debatohet për gjendjen në “Trepçë“ dhe të ardhmen e këtij kombinati.

Në emision po tregohet nëse kishte emërime politike në bordin e ri të “Trepçës” nga Qeveria Kurti dhe cilat janë shanset e rimëkëmbjes së kompanisë.

Sa po prodhohet, nga po e siguron rrymën dhe kur do të arrijë “Trepça” t’i gjenerojë të ardhurat e punëtorëve të saj.

Këto janë disa nga temat të cilave do t’u japin përgjigje të ftuarit në emision: Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë, Besim Imeri, drejtor i Njësisë për Ndërmarrjen Publike, Shyqri Kelmendi, profesor dhe ish- anëtar i bordit dhe Esat Peci, ish-anëtar i bordit.