Foto-ilustrim

Dyshojnë për mjet shpërthyes, FSK konstaton se është kapak i metaltë

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Gorancë, të komunës së Hanit të Elezit, një burrë ka  informuar se në pyllin e fshatit kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas Policisë, Njësia për çminim e FSK-së ka konstatuar se nuk është mjet shpërthyes, po është një kapak i metaltë.

Njësitë përkatëse policore janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.