
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Dyshohet se vodhi patika e veshje sportive, arrestohet një person në Fushë Kosovë
14.3.2023 - 10:16
Policia njofton se në Fushë Kosovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka vjedhur një palë patika, një palë veshje sportive, një pulovër, dhe një pajisje e punës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është ndërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale të vjedhjes në lokacione të ndryshme.
I dyshuari është arrestuar të hënën në Fushë Kosovë.