Ilustrim
Dyshohet se vodhi para në një autolarje, arrestohet një person në Prishtinë
12.12.2024 - 11:01
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të vjedhjes në Prishtinë.
Sipas Policisë, një person ka raportuar se persona të panjohur në një autolarje kanë dëmtuar me forcë katër aparate. ku deponohen paratë. Dhe, nga aty kanë arritur të marrin para të gatshme.
Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar. Të njëjtit i janë sekuestraur paratë e vjedhura.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur më 11.12.2024.