Ilustrim

Dyshohet se vodhi mijëra euro dhe stoli në Teqenë e Madhe në Gjakovë, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e 22 majit në Teqenë e Madhe në Gjakovë.

Arrestimi i të dyshuarit Xh.Th, i lindur në vitin 1975 ka ardhur pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime nga lokacione të ndryshme dhe janë analizuar shumë prova përmes të cilave është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.

Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rroba, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

I dyshuari akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Rasti i vjedhjes në Teqenë e Madhe në Gjakovë ishte raportuar më 22 maj 2023 nga një burrë, i cili kishte thënë se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur në dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.

Hajnat dyshohet se vodhën para dhe stoli ari në Teqen e Madhe në Gjakovë