Foto: Ilustrim

Dyshohet se vodhi arkën me 70 euro, Policia arreston 21-vjeçarin

Zyrtarë të stacionit policor në Vushtrri derisa ishin duke patrulluar janë njoftuar se në zyrën e transferit të parave “Wester Union” ishte hapur me forcë dera e kësaj zyreje.

Policia njofton se pas verfikimit të kamerave të sigurisë, ishte vërejtur se një person kishte hyrë në lokal dhe kishte marrë një arkë dhe ishte larguar nga lokali. Sipas personit përgjegjës, në arkën që ishte vjedhur, kishin qenë rreth 70 euro para të metalta.

Më pas rreth orës 04:50 kanë arritur ta ndalojnë një person të dyshuar i cili është shoqëruar në stacionin policor.

“Në bazë të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti kishte kryer vepren penale, policia ka kontrolluar lokacionin e personit te dyshuar dhe gjatë kontrolles ka gjetur pjesë të veshembathjeve të cilat i dyshuari i kishte pasur veshur gjatë kryerjes së vepres penale gjegjesisht një jelek në xhepin e të cilit është gjetur një qese najloni me para metalike, të cilat dyshohen se janë vjedhur në lokalin e lartcekur. Jeleku dhe paratë e metalta janë konfiskuar në cilësi te provave materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari B.M., 21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është intervistuar nga ana e njesisë së hetimeve.

Pas procedurave te intervistimit ndaj tij është është inicuar rasti – vjedhje e rëndë ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.