Dyshohet se vodhi 3 kg ari dhe 1 kg argjent në natën e vitit të ri në Prizren, arrestohet një person nga një fshat i Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nga fshati Greme të Ferizajt më 25.01.2025 nën dyshimin se ka vjedhur 3 kilogram ari dhe 1 kilogram argjend në vlerë të përgjithshme prej 168 mijë eurove.

Sipas njoftimit, pas hetimeve ishte identifikuar i dyshuari me lokacion në fshatin Greme ku edhe janë sekuestruar disa prova.

“Ankuesi Mashkull nga Prizren, pronar i një argjendari   me datë 13.01.2025 ka raportuar  se nga   persona të  dyshuar të  panjohur i është vjedhur ari  nga lokali – argjentari në Rr. “ Adem Jashari”  në Prizren, sipas ankuesit nga argjentaria ia janë stoli ari rrethe  3 kg dhe 1 kg argjendtë ne vlere totale rreth   168.000 euro” – thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar. Gjithashtu është sekuestruar edhe Automjeti me të cilin është kryer vepra penale si provë materiale” – thuhet në komunikatën e policisë.

Me urdhër të Prokurorit të çështjes i dyshuari mbahet në ndalim 48 orë ndërsa rasti është nën hetim.