Dyshohet se vodhën 14 shishe me alkool, arrestohen dy persona

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy persona për vjedhje.

Rasti ka ndodhur në Klinë, e të dyshuarit sipas policisë dyshohen se kanë marrë 14 shishe me alkool duke iu shmangur pagesës.

Të njëjtit pas arrestimit janë intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.