Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Dyshohet se vdiq nga goditja e rrufesë, policia nis hetime

Vdekja e një burri në Rogovë të Gjakovës po hetohet nga Policia e Kosovës.

Dyshimet e policisë janë se ai ka vdekur si pasoj e goditjes nga rrufeja.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes, dje në mbrëmje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.