Ilustrim

Dyshohet se u vranë katër derra të egër në Kamenicë, Policia interviston një person

Policia e Kosovës njofton se pas postimeve në rrjetet sociale se një grup qytetarësh gjuetarë kanë vrarë katër derra në Kamenicë, është intervistuar i dyshuari që është përgjegjës për Shoqatën e Gjuetisë.

Sipas Policisë, personi dyshohej se përkundër vendimit të ministrisë që nuk lejohet gjuetia, i njëjti u ka lëshuar leje valide për gjueti.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.