
Foto: Pixabay
Dyshohet se u rrah nga ish-dhëndri, përfundon në QKUK
15.2.2025 - 09:51
Një burrë në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga një person, që dyshohet se është ish-dhëndri i tij.
Rrugës për në shtëpi, viktima ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish-dhëndri tij,.
“Derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Pasi kreu sulmin, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati.
Në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.