Ilustrim: Policia kontrollë, Foto: KALLXO.com

Dyshohet se u drogua dhe u abuzua seksualisht një e mitur në Drenas, arrestohet i dyshuari

Një vajzë e mitur në Drenas ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë i ka dhënë substancë narkotike të llojit kokainë.

Sipas raportit të Policisë, dyshimet janë se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht.

Në raportin 24-orësh është thënë se rasti i iniciuar si intoksikim i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope dhe ka ndodhur më 11.11.2024 në 18:00h.

Policia tha se lidhur me këtë ngjarje një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.