Dyshohet se u deponuan 500 euro false në një bankë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punonjës i një banke në Lipjan ka raportuar se dikush i ka deponuar 500 euro.

Sipas raportuesit, kartëmonedha në vlerë prej 500 euro ka qenë false.

Monedha është sekuestruar kurse në raportin 24 orësh të PK nuk është bërë e ditur nëse është identifikuar personi që i ka deponuar paratë.

Rasti është klasifikuar si “falsifikim i parasë”, ndërsa nuk dihet nëse janë duke vazhduar hetimet për rastin.