Foto: Policia e Kosovës

Dyshohet se tentoi të kontrabandonte 1 mijë e 800 litra vaj motorik nga Maqedonia e Veriut, arrestohet shtetasi i Kosovës

Një 42-vjeçar nga Kosova me inicialet Sh.M., ka tentuar që të konrabandojë 1 mijë e 800 litra vaj motorik, mirëpo është identifikuar dhe parandaluar nga Policia.

Sipas një njoftimi të Policisë, rreth orës 13:20, nga fshati Tanushë ishte një automjet që lëvizte në drejtim të Vitisë dhe dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara.

Nga njësistet policore është arritur që të ndalohet automjeti që po drejtohej nga 42-vjeçari.

Gjatë kontrollit në automjet Policia ka hasur në 1 mijë e 800 litra vaj motorik, që dyshohet se është kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Policia ka thënë se me rastin janë marrë njësitet përkatëse policore.