Kërpudha - Foto: REL

Dyshohet se solli ilegalisht 600 kilogram kërpudha në Kosovë, një person shoqërohet në polici

Në pikën kufitare në Uglar të Gjilanit, dje është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, i cili kishte ngarkuar në veturën e tij rreth 600 kilogram kërpudha të freskëta.

Sipas Policisë, për shkak se kishte mungesë dokumentesh, personi dyshohet se kërpudhat i solli ilegalisht.

Me vendim të prokurorit, malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.