Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dyshohet se shmangu taksat doganore, i konfiskohet vetura

Policia e Kosovës ka konfiskuar automjetin e një personi pasi i njëjti dyshohet se ka shmangur taksat doganore në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30.

Automjeti i është dorëzuar doganës së Kosovës, njofton Policia.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.