Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dyshohet se rrahu vëllain e tij për çështje të pronës, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se i shkaktoi lëndime trupore vëllait të tij.

Policia ka njoftuar se ngjarjes së ndodhur në Prizren paraprakisht i kishte paraprirë një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë.

I dyshuari kishte sulmuar fizikisht vëllain. Ky i fundit ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.