Foto: Ilustrim

Dyshohet se rrahu gruan, i mori dy fëmijët dhe iku jashtë vendit

Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, më pas ka marrë dy fëmijët e tyre dhe dyshohet se ka ikur jashtë shtetit.

Sipas raportit policor, viktima nga sulmi është dashur të pranoj tretman mjekësor në Gjakovë. Policia ka urdhëruar që i dyshuari të arrestohet në rast se ai haset diku. Rasti vazhdon të hetohet.