Foto-ilustrim

Dyshohet se rrahu gruan e djalin, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas Policisë së Kosovës, dhuna e ushtruar nga i dyshuari, ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Gjakovës. Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.