Dyshohet se rrahu gruan, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë më 6 shkurt rreth orës 22:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.