Ilustrim

Dyshohet se rrahu babanë e tij, arrestohet djali

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje në Viti.

I njëjti po dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.