Pika kufitare në Jarinjë, Foto: KALLXO.com
Dyshohet se prezantoi leje të falsifikuar, arrestohet një person në Jarinje
02.8.2024 - 09:44
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Jarinje pasi i njëjti kishte prezantuar para Policisë një leje të veçantë për mbi ngarkesë e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur më 01.08.2024 rreth orës 23:00.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.